Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga PDK-ja lidhur me faljen e borxheve të ambalazhuesve të ujit dhe mesazheve të Dejona Mihalit me Nagip Krasniqin, ka thënë se sot VV-ja duhej të ishte në Kuvend, që të dëgjoheshin edhe qëndrimet e tyre, e të jenin përgjegjësi para qytetarëve, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Zemaj i LDK-së tha se VV i kishte premtuar qytetarëve parajsë, por që sipas tij vetëm se i ka varfëruar ata.
Deputeti i kësaj partie tha para deputetëve të pranishëm në Kuvend, se VV-ja erdhi në pushtet duke thënë se do të bëjnë një qeveri me duar të pastra, pa korrupsion, por që vetëm se janë zhytur më thellë.
“Edhe për ne deputetët sot do duhej të ishin këtu t’i dëgjonin qëndrimet lidhur me korrupsionin e madh që po e bën partia e tyre, VV në qeveri. Por fatkeqësisht ky pushtet i dështuar po i ikë edhe përgjegjësisë që duhet t’i jep qytetarit që e votoi me premtimin e madh se do të bëjnë qeveri me duar të pastra. Faktet thonë se kjo qeveri veç duar të pastra nuk ka, i ka zhytur thellë në korrupsion.
“Dëmtimi i Buxhetit të Shtetit nga Ministria e Mjedisit, me Naser Hafizin në miliona euro për shlimin e borxheve të ambalazhuesve të ujit, si dhe mesazhet e Dejona Mihalit me Nagip Krasniqin që diskutojnë për korrupsionin në KEK. Qytetarët e Kosovës, t’ua rikutojmë që Hafizi s’është person i parëndësishëm, por njeri i afërt me Kurtin, dhe Dejona është vetë Kurti. Këta njerëz janë strukture kriminale”
“Kjo qeveri edhe sot del i mbron njerëzit e korruptuar pa fije turpi. A mund të dijmë pse Dejona Mihali pa asnjë pozitë në qeveri vendos kur të ndalet rryma. Kësaj s’mund t’i themi gjë tjetër veç skemë kriminale. Kjo skemë e krimit financiar, e kontrolluar nga parapolitika e krimit duhet të zbardhet nga organet e drejtësisë sepse këta njerëz premtuan parajsë dhe përfunduan duke varfëruar qytetarët”, tha Zemaj në Kuvend.
/Reporteri.net/