×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK kërkon dorëheqjen e tij, Konjufca vazhdon me takime

    Reporteri
    17 Janar 2020 | 19:36

    Lidhja Demokratike e Kosovës po insiton që Glauk Konjufca ta lirojë për ta pozitën e Kryetarit të Kuvendit, nëse dëshirojnë që të ndërtojnë një marrëveshje koalicioni. Por VV dhe Konjufca nuk po heqin dorë. Madje Konjufca natyrshëm po vazhdon punën, shkruan Reporteri.


    Në vazhdën e takimeve me përfaqësues të misioneve të huaja diplomatike në vendin tonë, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.

    Diplomati italian e uroi Kryeparlamentarin Konjufca me rastin e zgjedhjes kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës

    Kryeparlamentari Konjufca falënderoi ambasadorin e Italisë për mbështetjen që vendi i tij i ka dhënë Kosovës në kohë dhe rrethana të ndryshme, duke shtruar nevojën që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në të ardhmen.

    Konjufca tha se për Kosovën është me interes jetik mbështetja e Romës zyrtare, si në rrafshin ndërkombëtar, ashtu edhe në aspektin e brendshëm, siç janë zhvillimi ekonomik, ngritja e mirëqenies së qytetarëve, forcimi i sundimit të rendit e të ligjit, si dhe konsolidimi i mëtejmë i demokracisë.

    Ambasadori Orlando, nga ana e tij konfirmoi gjithashtu angazhimin e Italisë për integrimin progresiv evropian të Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor.

    Konjufca dhe Orlande ndanë mendim të përbashkët se marrëdhëniet e mira dhe të gjithanshme midis Kosovës dhe Italisë, mund të zgjerohen dhe forcohen më tej në fushat me interes reciprok.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!