Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga organet kompetente hetim të plotë dhe të shpejtë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes tragjike në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Kryetari Lumir Abdixhiku i ka shprehur ngushëllime tri familjeve që humbën djemtë e tyre në këtë tragjedi.
“Me rastin e ngjarjes tragjike në Jabllanovicë të Gjakovës, ku humbën jetën tre fëmijë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ju shpreh ngushëllime familjeve dhe qëndron me ta në këto momente të rënda.
“Me dhimbje e pikëllim të thellë morëm lajmin tragjik për humbjen e tre fëmijëve në tragjedinë në Jabllanicë të Gjakovës”.
“Në emër të gjithë anëtarësisë së LDK-së, ju shpreh ngushëllimet e sinqerta familjeve, ndërsa në këto momente të vështira, qëndrojmë pranë tyre dhe lutemi që ta përballojnë këtë humbje të madhe.
Po ashtu lus që të gjitha organet kompetente të zhvillojnë hetim të plotë dhe të shpejtë për të sqaruar rrethanat e kësaj tragjedie”, thuhet në reagimin e LDK-së.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.