×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK kritikon ministrin e Shëndetësisë: Suksesi i vetëm i tij janë ardhje-vajtjet jashtë vendit

    Reporteri
    22 Maj 2022 | 11:53

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka hedhur një varg kritikash në drejtim të ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi.

    Sipas subjektit të Lumir Abdixhikut rezultatet e vetme konkrete deri më tani janë vetëm ardhje-vajtjet e ministrit jashtë vendit.

    Në postimin e LDK-së në Facebook thuhet se ministri Latifi, shumicën e kohës së tij po e kalon jashtë Kosovës, edhe pse vendi ynë është duke u përballur me probleme të mëdha në sistemin shëndetësorë, transmeton Indeksonline.

    Reagimi i plotë i LDK-së në Facebook:

    Janë bërë gjashtë muaj prej se kur Rifat Latifi është emëruar në krye të Ministrisë së Shëndetësisë. Rezultatet e vetme konkrete deri më tani janë vetëm ardhje – vajtjet e ministrit jashtë vendit.

    Ministri i Shëndetësisë, shumicën e kohës së tij po e kalon jashtë Kosovës, edhe pse vendi ynë është duke u përballur me probleme të mëdha në sistemin shëndetësorë. Vetëm në gjashtë mujorin e parë të qeverisjes së tij, mbi 1000 punëtor shëndetësorë kanë mbetur tash e tre muaj pa paga; 45 mjek kanë ikur nga Kosova vetëm për një muaj; tash e një vit Ministria e Shëndetësisë nuk ka hapur asnjë konkurs për specializime nga fusha e mjekësisë, ndërsa vetëm për dy muaj mbi 200 qytetarë të vendit tonë, kanë kërkuar shërim jashtë vendit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!