×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK lë bosh Ibrahim Rugovën

    Reporteri
    30 Janar 2021 | 17:52

    Lidhja Demokratike e Kosovës që nga themelimi i saj është identifikuar me figurën e presidentit historik të Kosovës, njëherit themeluesit të kësaj partie, Ibrahim Rugova.


    Edhe 15 vite nga vdekja e Rugovës, LDK vazhdimisht thirret në ‘frymën rugoviane’ dhe ideologjinë e ish-presidentit, shkruan Reporteri.net.

    Por ajo që habit është mungesa e figurës së presidentit Rugova në faqen zyrtare të LDK-së në internet.

    Nëse kërkoni emrin e tij në faqe, nuk shfaqet asgjë.

    Aty nuk ka asnjë informacion, fotografi e madje nuk është e publikuar as biografia e tij.

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!