×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK: Mbështetja e miqve ndaj Kosovës është jetike për proceset integruese

    Reporteri
    24 Nëntor 2022 | 20:47

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhje të Kryesisë dhe me kryetarë të degëve, ku është folur për zhvillimet e fundit në vend.

    Në njoftimin e kësaj partie, thuhet se LDK mbetet e përkushtuar ndaj partneritetit të vazhdueshëm me aleatët tanë ShBA-të dhe BE-në dhe se mbështetja e miqve ndaj Kosovës është jetike për proceset integruese, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Në mbledhjet e mbajtura sot, atë të Kryesisë së LDK-së dhe me kryetarë të degëve është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend si dhe qëndrimet konsistente të LDK-së karshi këtyre zhvillimeve. LDK mbetet e përkushtuar ndaj partneritetit të vazhdueshëm me aleatët tanë ShBA-të dhe BE-në; ndërsa mbështetja e miqve ndaj Kosovës është jetike për proceset integruese”, thuhet në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!