Kryesia e Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Pejë ka propozuar Gazmend Muhaxherin si kandidat për një mandat të ri për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në vjeshtë.
Në një postim në Facebook, dega e LDK-së në Pejë njoftoi se propozimi për Muhaxherin u miratua unanimisht gjatë mbledhjes së sotme të Kryesisë, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“Diskutuam për fazat përgatitore dhe kandidaturat për zgjedhjet lokale. Kryesia propozoi vetëm një emër për kandidat për kryetar komune: Gazmend Muhaxheri – i cili u miratua unanimisht,” thuhet në njoftim.
Krahas kandidatit për kryetar komune, javën e ardhshme kjo degë pritet të përzgjedhë edhe kandidatët për listën e asamblesë komunale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.