×
  • Lajme
  • Lajme / Reagim

    LDK në Shtime ngreh dyshime për “trenin bullgar” gjatë votimit, thirrje prokurorisë të hetohet procesi

    Reporteri
    16 Shkurt 2025 | 16:14

    Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Shtime ka bërë thirrje nga organet kompetente që të hetohen dyshimet se në këtë Komunë është përdorur metoda famëkeqe “treni bullgar” për manipulim të rezultateve zgjedhore.

    “Dega e LDK-së në Shtime i bënë thirrje organeve kompetente për ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për të siguruar përfundimin efektiv dhe transparent të procesit zgjedhor që është në interes të publikut, duke përfshirë hetimin e plotë të këtyre parregullsive dhe keqpordorimit eventual të vullnetit qytetarë!” – thuhet ndër të tjera në reagimin e tyre.

    Reagimi i plotë:

    Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Shtime

    Të nderuar qytetarë dhe përkrahës të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Shtime,

    Dega e LDK-së në Shtime shpreh shqetësimin dhe pakënaqësinë e saj për stërzgjatjen e procesit të numërimit të votave. Mosshpallja e rezultateve dhe mungesa e transparencës në informimin e publikut rreth ecurisë së procesit zgjedhor po rrit konfuzionin dhe dyshimet mbi vërtetësinë e rezultateve.

    Përveç kësaj, procesi zgjedhor është goditur nga dyshime shumë serioze për prani të “trenit bullgar” gjatë votimit, që ka ngritur shqetësime për ndërhyrje të jashtme. Gjithashtu ka dëshmi për pranin e disa fletëvotimeve të pavulosura Të gjitha këto parregullsi jo vetëm që dëmtojnë besimin e qytetarëve në procesin zgjedhor, por krijojnë perceptimin e një përpjekjeje për manipulim të rezultateve.

    Dega e LDK-së në Shtime i bënë thirrje organeve kompetente për ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për të siguruar përfundimin efektiv dhe transparent të procesit zgjedhor që është në interes të publikut, duke përfshirë hetimin e plotë të këtyre parregullsive dhe keqpordorimit eventual të vullnetit qytetarë!

    Shtime, 16 shkurt 2025.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!