×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK nesër mbledh Këshillin e Përgjithshëm, diskutojnë për koalicionin me VV-në

    Reporteri
    17 Dhjetor 2019 | 11:25

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se nesër do të mbledh Këshillin e Përgjithshëm ku do të flasin për koalicionin e mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje.


    Ky njoftim i LDK-së nënkupton se sot e nesër vështirë se mund të ketë ndonjë takim mes Albin Kurtit e Isa Mustafës.

    Kujtojmë se dje Isa Mustafa takoi kryetarët e Degëve dhe pasi përfundoi kjo mbledhje tha se për takimin e radhës me Kurtin vendosin personalisht ata dy.

    Njoftimi i LDK-së:

    “Të nderuar,

    Nesër (e mërkurë), më datë 18 dhjetor 2019, në orën 14:30, në selinë e LDK-së mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së me këtë rend dite:

    – Ecuria e bisedimeve me subjektin Lëvizja Vetëvendosje për koalicionin e mundshëm paszgjedhor, pas certifikimit të rezultateve të Zgjedhjeve të Përgjithshme të 6 tetorit 2019;
    – Të ndryshme.

    https://www.facebook.com/LDKzyrtare/photos/a.1612934832351120/2349137208730875/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARDLKypdMReBhOVfA_5fRB43hhoX4jJ2ujlpFMQdZGJjFZ5AlgRI4qAeeA02cP2ZJGPBZvgoPMW79CXDBiTo3kG8w2zY9g-PAT34xnIQ2KNpc2X5OTqSwNYVYivBUErrWXs-6-X5Ahd8R_3Z4eIdVs8tQnmZa7SM2FKsq9Zy22pIqmsUN-fXP2eIanho88cES5Qm3SmngIb8GHDBIWWTRzLgkicr_SlSOCg7ZDKB4DAzy4VuyF4aZC9gCYk17C5-3cWRm_-MqAuvKxcQWiNXHk6t7EorYbJP2M_E-BTMFzPGX_YvHs4wKkzzAfGL0BTGHrn3NVOI1zOr_4VjARYaqJheXweA&__tn__=-R

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!