Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka njoftuar tash se ky subjekt politik dje ka dorëzuar nënshkrimet e të gjithë deputetëve të vet për seancën e thirrur për shpërndarje të Kuvendit.
“Sipas dakordimit të arritur në mbledhjen e fundit të Kryesisë së Kuvendit, dje kemi dorëzuar nënshkrimet e 25 deputetëve të Grupit Parlamentar të LDK-së”, ka shkruar ai në Facebook.
“Seanca e datës 22 gusht 2019 do të jetë seanca e fundit e kësaj legjislature. Zgjedhjet e reja duhet të caktohen sa më parë që është e mundshme, brenda afatit kushtetues”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.