×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK nuk i ndal sulmet ndaj Vjosa Osmanit, e quajnë “dhelpër të vetmuar”

    Reporteri
    19 Dhjetor 2020 | 9:54

    Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, e ka quajtur ushtruesen e detyrës së presidentit, Vjosa Osmanin, si ‘dhelpër të vetmuar’, pas vizitës që kjo e fundit ka realizuar për tri ditë radhazi në Shqipëri.


    Gecaj ka rikujtuar vizitën që kishte bërë kryeministri Avdullah Hoti, dhe sipas tij ajo ishte për të ruajtur seriozitetin e shtetit të Kosovës.

    “Pak kohë më parë Shqipërinë e vizitoi kryeministri i LDK Abdullah Hoti, i cili ka bërë vizitën më serioze të një kryeministri të Kosovës në Shqipëri, pa u përdorur nga askush, duke i takuar të gjithë dhe duke ruajtur seriozitetin e shtetit të Kosovës.” M.B.

    … Kryeministri Hoti funksionin në ekip, e jo si “dhelpër e vetmuar”!”, ka shkruar Gecaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!