Deputeti dhe anëtari i Kryesisë së LDK-së, Besian Mustafa ka thënë se programi qeverisës për vitin 2021-2025 është i zbrazët në aspektin ekonomik.
Ai tha se në të ka vetëm premtime boshe pa caktim të masave dhe objektivave konkrete në këtë sektor.
“Në aspektin ekonomik ky program është i zbrazët dhe me premtime boshe pa caktim të masave dhe objektivave konkrete dhe i pa buxhetuar. E konsiderojmë absurde që programi i qeverisë premton zhvillim ekonomik pa thënë asnjë fjalë se sa do të jetë rritja ekonomike, sa persona do të mbesin pa punë, sa do të jetë buxheti pas katër vitesh, sa do të jetë deficiti tregtar, sa do të jenë investimet e huaja, sa do të rritet prodhimi vendor, si do të rritet eksporti”, ka deklaruar Mustafa.
Më tutje ai tha se në programi qeverisës për sektorin e ekonomisë nuk është paraparë as programi për rimëkëmbje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.