×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK: Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike nuk tërhiqet, kërkesa e PDK-së për pezullim e çuditshme

    Reporteri
    11 Nëntor 2020 | 11:21

    Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike nuk do të largohet nga rendi i ditës së Kuvendit të Kosovës, ani pse pak orë para se të fillojë seanca për këtë çështje, Partia Demokratike e Kosovës bëri të ditur se pezullon të gjitha pjesëmarrjet në Kuvend për një javë.


    Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, në një përgjigje për arbresh.info, ka thënë se deputetët e kanë për detyrë të kryejnë punën e tyre, derisa thotë se është e çuditshme një kërkesë e tillë e PDK-së, për mos pjesëmarrje.

    “Po e shohim, deputetët e kanë për detyrë me kanë në Kuvend edhe me zhvillu punën e tyre. Më duket e çuditshme si kërkesë kjo e PDK-së, ne kemi në rend dite një çështje që është jetike për ekonominë dhe qytetarët e vendit. Ky projektligj është në rend dite sot në seancë”, tha ai.

    Ndryshe, pezullimi i aktiviteteve të deputetëve të PDK-së, për një javë në Kuvendin e Kosovës, ka ardhur si shkas i zhvillimeve të fundit të Dhomave të Specializuara të Hagës, ku ka nisur gjykimi i ish presidentit Hashim Thaçi, ish kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi si dhe deputetit Rexhep Selimi.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!