×
  • Lajme
  • Lajme

    Ardian Shala i LDK-së: Qeveria Kurti i la pa punë 1 mijë punëtorë shëndetësorë

    Reporteri
    18 Qershor 2022 | 11:18

    Lidhja Demokratike e Kosovës në një konferencë për media ka akuzuar qeverinë se ka lënë 1 mijë punëtorë shëndetësorë pa punë.

    Anëtari i kësaj partie Ardian Shala tha se qeveria u ka ndërprerë atyre kontratat.

    “Qeveria ka ndërprerë kontratën e 1 mijë punëtorëve shëndetësorë duke i lënë pa paga ata dhe familjet e tyre. Mungesa e infermierëve është e qartë në çdo klinikë”, tha ai.

    Tutje Shala u shpreh se mos hapja e konkurseve për specializim do ta shtojë mungesën e stafit shëndetësorë dhe ikjen e mjekëve drejt vendeve të evropës.

    “Dukuria e ikjes së mjekëve është evidente dhe shumë katedra do të pushojnë së ekzistuari. Mungesa e specializimeve që dy vite do ta bëjë procesin e mungesës së punonjësve shëndetësore edhe më shumë. Kjo vërehet në të gjitha komunat si pasojë e mungesës së stafit shëndetësor”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!