×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK-së nuk i ngutet, tek të premten mbledh Këshillin për të vendosur për koalicionin me VV-në

    Reporteri
    30 Dhjetor 2019 | 22:48

    Vizita e ambasadorit amerikan, Philip Kosnett, sot në zyret e VV-së dhe LDK-së, duke se ka ndikuar dy partitë në fjalë t’i rikthehen tavolinës së bisedimeve për ta formuar qeverinë e re.


    Reporteri.net ka mësuar se partia e Isa Mustafës, tre ditë para takimit eventual mes presidentit Thaçi dhe Albin Kurtit, mandatar për formimin e qeverisë, do të mblidhet për të diskutuar rreth një marrëveshje eventuale me VV-në.

    “Kryesia është të premtën prej orës 11:00, takim është i rregullt”, ka thënë një anëtar i Kryesisë së LDK-së për Reporteri.net, duke mos dashur të zbulojë diç më shumë.

    Pas këtij takimi, partia e Mustafës pritet të dalë me një qëndrim të ri rreth koalicionit eventual qeverisës me VV-në.

    Albin Kurti ka shprehur bindjen se gjatë muajit janar do të arrihet marrëveshja me LDK-në.

    Por nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar sot për mediat se VV duhet arsye të mëdha që ta kthejë partinë e tij në bisedime, pas siç thotë ai, vendimit të njëanshëm të partisë së Kurtit për ta votuar Glauk Konjufcën kryekuvendar.

    Kujtojmë se sot Kurti, përmes një letre ka refuzuar kërkesën e tretë për takim të presidentit Thaçi, duke i propozuar atij që takimi të ndodhë të hënën më 6 janar 2020. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!