Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë me një komunikatë pas ndërprerjes së seancës së sotme, duke thënë se Vetëvendosja bllokoi seancën e konstituimit të Kuvendit.
Në komunikatë thuhet se kryesuesi i seancës, Avni Dehari, shkeli Rregulloren e Kuvendit duke thirrur fillimisht për konsultime politike, “pa qenë i autorizuar dhe pa pasur mandat për një gjë të tillë”, shkruan Reproteri.net.
“Skenari i mbledhjes konstituive nuk u respektua, ani pse kishte kushte që të vazhdonin aty ku ishte ndërprerë kjo seancë më 15 prill. Prezent ishin 100 deputet, pra kishte kuorum për të vazhduar me votimin e raportit të Komisionit, aty ku ishte ndërprerë seanca. Veprimet e sotme të LVV-së shpërfaqin bllokimin e tyre faktik për konstituim të Kuvendit dhe themelim të institucioneve”, thuhet në komunikatë.
Ndryshe, seanca e sotme u ndërpre, pasi kryesuesi Dehari tha se disa nga përfaqësuesit e partive politke braktisën takimin konsultativ të thirrur nga ai.
Ai tha se do të mblidhen sërish brenda 48 orëve.
“Në sallë janë 100 deputetë. Takimi shpërfaqi qëndrimet aktuale të tyre. Pati përfaqësues që e braktisën takimin. Seanca do të vazhdojë brenda 48 orëve, me shpresë që deri atëherë do të ketë pajtueshmëri”, tha Dehari./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.