Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se nuk do të marrin pjesë në seancën për presidentin e thirrur sot në ora 17:00.
Ai ka thënë para gazetarëve se kjo seancë është “show propagandues i LVV-së”.
Abdixhiku ka thënë se nuk kanë pasur asnjë komunikim me Vetëvendosjen për presidentin.
Një ditë para skadimit të afatit të vendosur nga Gjykata Kushtetuese, Kuvendi i Kosovës ka thirrur seancë të jashtëzakonshme në ora 17:00.
/Reporteri.net/