×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / LAJMI I FUNDIT

    LDK: Sonte LVV inicioi përmbysjen e rendit kushtetues të Republikës

    Reporteri
    27 Prill 2026 | 22:49

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë me komunikatë lidhur me seancën për zgjedhjen e Presidentit, duke thënë se sonte Vetëvendosja inicoi përmbysjen e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, shkruan Reporteri.net.

    Në reagimin e LDK’së thuhet se nisja e procesit të votimit pa kuorum kushtetues përbën sabotim të drejtpërdrejtë të Kushtetutës dhe vetë shtetit.

    “Ky është abuzim i hapur me Kuvendin e Kosovës, shkelje e rëndë e rendit kushtetues dhe përpjekje për të imponuar vullnet parapolitik. LDK-ja nënvizon fuqishëm se Republika nuk mund të merrret peng. Rendi kushtetutes nuk është i negociueshëm. Për aktin e sontëm do të ketë përgjegjësi politike, institucionale dhe nacionale”, thuhet në reagim.

    Seanca e sotme u bojkotua nga opozita. Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, pasi e ndërpreu seancën e sotme, njoftoi se do të vazhdojë nesër me fillim nga ora 10:00, teksa i bëri thirrje opozitës të marrë pjesë.

    Për Presidente u propozuan Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!