×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK sot mbledh Këshillin e Përgjithshëm, diskutohet për koalicionin me VV-në

    Reporteri
    03 Janar 2020 | 8:27

    Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës pritet që të mblidhet sot, për të diskutuar lidhur me situatën politike në vend.


    Lajmin e kanë bërë të ditur nga Lidhja Demokratike përmes një njoftimi për media, shkruan Reporteri.net.

    Takimi do të zhvillohet në selinë qendrore në Prishtinë, duke filluar nga ora 11:00.

    Një takim i tillë pritet të zhvillohet edhe të hënën, në ditën kur takohen Thaçi e Kurti, ku fillimisht, në orën 09:00 mblidhet kryesia e partisë, derisa në orën 13:00 mbahet mbledhja e grupit parlamentar.

    Merret vesh se temë kryesore e takimeve do të jetë koalicioni LDK–VV. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!