×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK synon ta ruajë Gjilanin me një prej figurave më të rëndësishme të partisë

    Reporteri
    23 Korrik 2021 | 18:32
    Nënkryetari i LDK'së, Lutfi Haziri

    Lutfi Haziri, është shpallur edhe zyrtarisht kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Gjilanit në zgjedhjet e 17 tetorit.


    Haziri synon mandatin e katërt në krye të Gjilanit.

    Ndonëse shpesh ka deklaruar se nuk dëshiron që të kandidojë edhe nja mandat Haziri duket se është parë figura e vetme që mund ta ruajë Gjilanin, pas rënies në zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit, për LDK-në, ruajtja e primatit në komunat ku ka qeverisur në katërvjeçarin e fundit është me rëndësi jetike .

    Lutfi Haziri, është një prej figurave më të rëndësishme të LDK-së në Gjilan dhe Anamoravë.

    Kujtojmë që në mbledhjen e sotme kryesia e LDK-së vendosi që:
    – Lutfi Haziri të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Gjilanit;
    – Anton Quni – kandidat për kryetar të Komunës së Prizrenit;
    – Ilir Ferati – kandidat për kryetar të Komunës së Istogut;
    – Hyrie Dobrunaj – kandidate për kryetare të Komunës së Deçanit;
    – Burim Krasniqi – kandidat për kryetar të Komunës së Rahovecit;
    – Besim Hoti – kandidat për kryetar të Komunës së Klinës;
    – Bajrush Hoti – kandidat për kryetar të Komunës së Malishevës;
    – Bexhet Xheladini – kandidat për kryetar të Komunës së Dragashit;
    – Jeton Biqkaj – kandidat për kryetar të Komunës së Kamenicës;
    – Ruzhdi Shehu – kandidat për kryetar të Komunës së Junikut.
    Përveç zyrtarizimit të kandidaturave, Kryesia e LDK-së ka marrë vendim për formimin e të gjitha shtabeve zgjedhore të Degëve dhe të Nëndegëve me qëllim të organizimit sa më të mirë të këtij procesi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!