Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku pas pak minutash do të mbajë konferencë për media.
Sipas njoftimit të LDK-së konferenca do të mbahet në ora 20:00.
Reporteri.net merr vesh se në këtë konferencë kreu i LDK-së pritet ta sqarojë pozicionin përfundimtar të kësaj partie rreth çështjes së presidentit.
Nuk dihet ende nëse sonte do të mbahet seancë për votimin e presidentit, mirëpo Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se tashmë ka siguruar nënshkrimet e nevojshme për seancë të jashtëzakonshme për çështjen e presidentit. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.