Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj.
Kjo parti përmes një reagimi thotë kjo tragjedi nuk duhet të kaloj veç me deklarata dhe thirrje formale për drejtësi, por duhet të mobilizohet i tërë sistemi i drejtësisë për t’i kapur dhe dënuar autorët e krimit.
Reagimi i LDK-së:
Lidhja Demokratike e Kosovës është tronditur për tragjedinë në Ferizaj, ku mizorisht u vra M. O., 18 vjeçare.
Kjo tragjedi nuk duhet të kaloj veç me deklarata dhe thirrje formale për drejtësi, por duhet të mobilizohet i tërë sistemi i drejtësisë për t’i kapur dhe dënuar autorët e krimit.
Vajzat tona nuk meritojnë të dhunohen e të vriten kësisoji. Atyre nuk mund t’iu ndalen ëndërrat në gjysmë. LDK-ja dënon çfarëdo akti të dhunës ndaj grave dhe vajzave dhe inkurajon të gjithë qytetarët të raportojnë të gjitha krimet që ndodhin, është detyrë dhe përgjegjësi e jona t’i mbrojmë gratë dhe vajzat tona.
Lidhja Demokratike e Kosovës, u shprehë ngushëllime familjarëve e miqve të M.O.