×
  • Lajme
  • Lajme

    LDK’ja njeh vetëm humbje që nga vdekja e Rugovës

    Reporteri
    23 Dhjetor 2019 | 13:03

    Lidhja Demokratike e Kosovës sot shënon 30 vjetorin e themelimit. Në historinë e saj, ajo ka drejtuar Kosovën në vitet e 90-ta nën udhëheqjen e liderit të saj historik, Ibrahim Rugovës.


    Në organizimin paralel të vendit, Rugova ishte president e Bujar Bukoshi kryeministër i qeverisë në ekzil. Ministër i Ekonomisë në atë kohë ishte Isa Mustafa që tash gati 10 vjet e drejton LDK-në, shkruan Reporteri.net.

    Në zgjedhjet e para pas luftës, LDK fitoi bindshëm por nuk e mori drejtimin e qeverisë, pasi Ibrahim Rugova mori zyrtarisht postin e Presidentit të Kosovës. Kjo ishte përiudha kur Kosova pati qeveri uniteti, PDK kishte kryeministrinë e AAK disa ministri. Natyrisht, autoritet superm ishte UNMIK-u.

    Në zgjedhjet e vitit 2004 LDK sërish fiton bindshëm dhe sërish e dorëzon qeverinë. Kësaj herë ia lë Aleancës për Ardhemrinë e Kosovës e Ibrahim Rugova sërish president.
    Në vitin 2006 ndërron jetë presidenti i Kosovës dhe lideri i LDK-së, Ibrahim Rugova. LDK ndahet në dysh. Fatmir Sejdiu merr LDK-në e Nexhat Daci formon Lidhjen Demokratike të Dardanisë.

    Në zgjedhjet e vitit 2007, LDK humb bindshëm, pasi PDK shënon fitore. Krahu i ndarë i saj, LDD fiton mbi dhjetë deputetë. LDK hyn në qeveri me kryeministër Hashim Thacin e Fatmir Sejdiun president.

    Në vititn 2010, Sejdiu jep dorëheqje nga posti i presidentit pasi Gjykata Kushtetuese konstatoi shkelje të Kushtetutës që ai mbajti postin e kryetarit të partisë dhe njëherësh president i vendit.

    Në zgjedhjet që u mbajtën po këtë vit, LDK sërish humb, e mundur nga PDK. Kësaj herë nuk hyn në qeveri.

    E drejtuar nga Isa Mustafa, edhe në zgjedhjet e vitit 2014 LDK-ja humb. Një vit më herët kishte humbur edhe Prishtinën, i konsideruar bastion I saj deri në atë kohë.
    Pas 6 muaj bllokade e lojëra politike, LDK i bashkohet PDK-së në koalicion, duke ia marrë postin e kryeministrit. Kjo ishte edhe hera e parë që nga paslufta që LDK drejtonte qeverinë.

    Në vitin 2017 u organizuan zgjedhje të reja. LDK në koalicion me AKR-në doli e treta dhe mbeti në opozitë me VV-në.

    Në zgjedhjet e fundit, ndonëse luajti me letrat më të forta të saja, duke vendosur Vjosa Osmanin kandidate për kryeministre, edhe këtë herë humbi. Por, ka shpresa të hyjë në qeveri me Vetëvendosjen duke mos e pasur kryeministrin. LDK e synon postin e presidentit, që VV po heziton ta ndajë.

    Në 30 vjet ekzistencë, LDK ka qenë në rreshtin e parë të politikës kosovare, por që nga vdekja e Ibrahim Rugovës, ajo shënon në vazhdimësi humbje. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!