×
  • Lajme
  • Lajme

    Le të gjejmë dallimet në tri fotografitë e Thaçit: Me Kurtin, Mustafën dhe Veselin

    Reporteri
    01 Prill 2020 | 19:20

    Takime nga 30 minuta pati sot Presidenti Hashim Thaçi në zyrën e tij. Takoi të tretë liderët e partive më të mëdha në vend. Albin Kurtin nga Vetëvendosje e priti të parin, e më pas me Isa Mustafën e LDK-së dhe Kadrin Veselin e PDK-së.


    Se më të parin ka raporte tejet të tensionuara e me dy të tjerët te relaksuara është ditur. Një kombinim i fotografive tregon më se miri raportin mes tyre edhe në jetën politike ditore. Siç e vëreni edhe në fotografi, Kurti e Thaçi nuk mund të shikohen fare në sy dhe kanë shprehje nervoze të fytyrës. Kujton se takohen ‘dy shtete armike’.

    Për dallim nga kjo pamje, është pamja me Isa Mustafen e Kadri Veselin. Aty duket moment më miqësor,  shikohen ne sy dhe flasin, shkruan Reporteri.

    Thaçi si dikur kryetar i PDK-së kishte pasur koalicion me LDK-në e Isa Mustafës. Të dytë kishin siguruar pozitat kryesore në vend me mbështetjen e njeri-tjetrit. Veseli ndërkaq debutimin në një pozitë shtetërore e pati me votat e LDK-së.

    Kurti sot nuk do zgjedhje. PDK nuk do zgjedhje e as të jetë në qeveri. LDK po flet hapur, një qeveri të re me AAK e Nisman dhe të tjerët.

    I takon presidentit të vendos. Të shohim se nga cila fotografi do të konsiderojë atë se duhet përcaktuar dhe se kush ka të drejtë/Reporteri

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!