×
  • Lajme
  • Lajme

    “LËDËKYHI e PËDËKYHI” – Kurtit i kushton me gjobë gjuha e përdorur kundër opozitës në Pejë

    Reporteri
    16 Janar 2025 | 11:47

    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka gjobitur Lëvizjen Vetëvendosje me 3 mijë euro, pas ankesës që ka dorëzuar Lidhja Demokratike e Kosovës. LDK është ankuar se Kurti ka përdorur terme pezhorative për këtë parti.

    LDK ka dorëzuar tri video, ku pretendon se “shihet qartë gjuha nxitëse, provokuese, denigruese, fyese e nënçmuese, terme pezhorative, përbuzje dialektike, provokime direkte ndaj kundërshtarëve politik, me theks të veçantë Lidhjes Demokratike të Kosovës”.

    Aty theksohet deklarata e Kurtit: “Prandaj kur na rastit të dëgjojmë ndonjë udhëheqës të LËDËKYHIT që thotë se po i pëlqen populli, populli ka simpati për ta, kjo mi përngjan asaj mizës që thoshte kudo që po shkoj po më presin me duartrokitje….kur ata thonë që populli po i pëlqen ata është asi ajo miza që lëvdohej që njerëzit po e presin me duartrokitje e ju e dini shumë mirë që me ato duar që duartrokasin çfarë janë duke provuar t’i bëjnë asaj mizë”.

    PZAP ka konstatuar se këto deklarata janë në kundërshtim me dispozitat ligjore.

    “Detyrohet Subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV), me seli në Prishtinë, që gjobën e shqiptuar si në pikën – I- të dispozitivit të këtij vendimi, ta paguaj në afat prej 15 ditëve, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij vendimi”, thuhet në vendim./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!