×
  • Lajme
  • Lajme

    “Lejoi që të burgosurit të dalin nga burgu pa përcjellje”, ky është arsyetimi i Albulena Haxhiut për shkarkimin e drejtorit të Qendres Korrektuese

    Reporteri
    02 Dhjetor 2021 | 18:55

    Është shkarkuar nga detyra drejtori i Qendrës Korrektuese për të Mitur në Lipjan, Isuf Iberdemaj.

    Këtë e ka konfirmuar për InFokus zëdhënësi i Qendrës Korrektuese në Lipjan, Florent Gashi, duke thënë se vendimi është marrë nga Ministria e Drejtësisë.

    “Vendimi është marrë nga Ministria e Drejtësisë, ata i kanë arsyet në vendim”, tha Gashi.

    Ky vendim i marrë gjatë ditës së sotme, është nënshkruar nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

    Në këtë vendim është treguar edhe arsyeja e shkarkimit të Iberdemajt.

    Në vendim thuhet se Iberdemaj është shkarkuar për arsye se ka lejuar daljen dhe përcjelljen e të burgosurit B.M., nga Qendra e Paraburgimit në Prishtinë në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi për daljen dhe përcjelljen e personave të burgosur.

    Në vendim po ashtu theksohet se rregullat e brendshme të SHKK-së lidhur me pranimin e detyrës dhe përcjelljes e të burgosurve përcaktojnë se në raste të tilla, kërkohet një njoftim paraprak me shkrim prej 72 orësh prej gjykatave si i domosdoshëm.

    “Në rastin konkret sipas raportit të inspektoriatit nuk ka pasur një kërkesë për përcjellje nga ana e organeve kompetente. Me këtë argumentohet dhe provohet se nuk janë respektuar dispozitat ligjore në fuqi, dhe dalja nga Qendra e Paraburigmit dhe përcjellja deri te kthimi i tij në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë është bërë në kundërshtim me dispozitat ligjore, dhe me këtë rast ish-Drejtor i Qendrës së Paraburgimit në Prishtinë z.Isuf Iberdemaj ka kryer shkelje të rëndë të detyrave dhe përgjegjësive të punës”, thuhet në vendim. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!