Është iniciuar rast “keqpërdorim i detyrës zyrtare” ndaj një zyrtari policor në pikë kalimin kufitar në Vërmicë.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, thuhet se policia gjatë kontrollimit të një furgoni që drejtohej nga një mashkull shtetas i Shqipërisë ka vërejtur se një zyrtar kompetent, i dyshuari m/k e ka lënë të vazhdojë në drejtim të Kosovës përkundër se kishte të ngarkuara një sasi të fidanëve të pemëve dhe luleve pa i përfillura rregullat.
Në konsultim me prokurorin furgoni dhe fidanët janë sekuestruar, ndërsa ndaj zyrtarit të dyshuar është inicuar rasti dhe janë njoftuar hetimet kompetente.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.