Deputeti i zgjedhur i AAK-së, njëherit ministër në detyrë i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka reaguar pasi që Albin Kurti ka refuzuar ftesën e presidentit për t’u konsultuar për caktimin e mandatarit për formimin e Qeverisë.
Lekaj, ka ironizuar me Kurtin duke i thënë të mos fshihet, ngase sot i ka ardhë dita.
Postimi i tij i plotë:
Albin ku je?
Mos u fsheh! Merri pergjegjësitë që të takojnë!
15 vite ekzistencë për të ardhur te dita e sotme.
Dhjetra protesta të organizuara.
Qindra aktivistë të burgosur.
Mijëra ditë burg të mbajtura.
Tre qytetarë, përkrahës tu të vdekur si pasojë e aksioneve të Lëvizjes tënde.
Sot ty të erdhi dita, e ti zgjodhe të mos jesh aty!
DËSHPËRUESE!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.