Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka shprehur shqetësimin lidhur me ngritjen e çmimeve bazike, duke shtuar se kanë kërkuar nga Qeveria heqjen e akciza dhe TVSh-së.
Mirëpo, Qeveria nuk ka ndërmarrë asgjë në këtë drejtim për ti mbrojtur qytetarët, tha Lekaj.
Madje, ai tha se nëse vazhdohet me këtë trend të ngritjes së çmimeve, Kosova shkon drejt kolapsit ekonomik.
“Sa i përket ngritjes së çmimeve enorme për ushqimet bazike mendoj që kemi paralajmëruar qeverinë e Kosovës që do të vijmë në një situatë të tillë por qeveria nuk i ka interesuar që të merret me këto gjëra dhe ne po vimë në situata emergjente që duhet vepruar urgjentisht sepse qytetarët janë keq ekonomikisht dhe nëse vazhdohet me trend të ngritjes së çmimeve unë nuk di se si të shkohet më tutje përpos një kolapsi ekonomik”, tha Lekaj për EO.
“Ne kemi kërkuar që qeveria të vie me një vendim që çmimet që të mos ketë ngritje të subvencionojmë të hiqet akciza dhe TVSh-ja për ushqimet bazike. Mirëpo qeveria nuk ka bërë një gjë të tillë deri më sot dhe tani kemi ardhur në një situatë që duhet vepruar urgjentisht për t’i mbrojtur qytetarët tanë”, tha Lekaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.