Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka thënë se Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në orientimin e saj pro-evropian, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Në takimin sot me përfaqësuesë të delegacionit të Parlamentit Evropian ë kuadër të takimeve të KPSA-së, Lekaj ka potencuar se zbatimi i MSA-së e ka sjellë Kosovën më afër BE-së pasi me të vërtetë hyrja në fuqi e ka mundësuar një dialog të strukturuar politik dhe ekonomik.
“SA si në çdo vit tjetër, vazhdon të sjellë dobi të shumta që prekin rrafshet politike, ekonomike, të përafrimit të legjislacionit, e që si rezultat përmisuan institucionet, mjedisin e biznesit, dhe ndikuan pozitivisht në zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve”, ka shkruar ai mes tjerash.
Postimi i plotë:
Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në orientimin e saj pro-evropian
Në takimin me përfaqësuesë të delegacionit të Parlamentit Evropian në kuadër të takimeve të KPSA-së, potencova që Zbatimi i MSA-së e ka sjellë Kosovën më afër BE-së pasi me të vërtetë hyrja në fuqi e ka mundësuar një dialog të strukturuar politik dhe ekonomik.
Që nga atëherë Kosova vazhdon përpjekjet dhe përkushtimin në agjendën evropiane në ngritjen e institucioneve dhe me punën e të cilës u hapën shumë rrugë të procesit të integrimit evropian, ku si epilog këtë janar të vitit 2024 kishim liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës , duke mos harruar qëllimin dhe ambiciet e vendit deri në anëtarësimin e plotë në BE.
MSA si në çdo vit tjetër, vazhdon të sjellë dobi të shumta që prekin rrafshet politike, ekonomike, të përafrimit të legjislacionit, e që si rezultat përmisuan institucionet, mjedisin e biznesit, dhe ndikuan pozitivisht në zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve.