Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka reaguar pas publikimit të audio-përgjimit të Mimoza Kusarit me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Në audio-incizimin e publikuar nga Nacionale, flitet edhe për një bisedë mes Kusari-Lilës me Milan Radojiçiqin.

Lekaj përmes një postimi në Facebook drejtuar Kusari-Lilës e ka krahasuar me një “lule” të ujitur nga ujërat serbe por që tashmë është vyshkur.

Reklamë

“Kjo “lule” e ujitur nga ujërat serbe është vyshkur”, ka shkruar shkurtimisht Lekaj në Facebook.

Audio-përgjimi mes Mimoza Kusarit e Slavko Simiqit, zbulohet biseda e shefes së deputetëve të VV’së me Milan Radojiçiqin

Kusari-Lila mohon se ka komunikuar me Radojiçiqin, për Simiqin arsyetohet se biseda ka qenë për agjenda parlamentare

Reklamë