×
  • Lajme
  • Lajme

    Lekaj inkurajon Haradinajn para nisjes për Hagë: Kosovën e ke prapa, dalsh faqebardhë!

    Reporteri
    23 Korrik 2019 | 9:41

    Kryeministri Ramush Haradinaj sot merr rrugë për në Hagë. Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën e Dukagjinit pritet të intervistohet nga prokurorët e Gjykatës Speciale në Hagë më 24 korrik në cilësinë e të dyshuarit.


    Ftesa nga Gjykata Speciale ishte arsyeja që Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit.

    Ministri i Infrastrukturës nëpërmjet një postimi në Facebook deklaroi se Haradinaj është kthyer gjithmonë fitimtar nga Haga.

    “Nga ajo rrugë që po merr sot, u ktheve gjithmonë edhe më fitimtar. Kosovën e ke prapa. Dalsh faqebardhë!”, ka shkruar Lekaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!