Anëtari i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Pal Lekaj (AAK), ka thënë se ka informacione që KOSTT do të bëjë edhe një pagesë mbi 6 milionë euro për rrymën që kanë shpenzuar qytetarët në veri.
Lekaj thotë se kjo pagesë është jashtë asaj 11 milionë euro që KOSTT ishte autorizuar më herët të bëjë.
“Kemi informacione se ju do të bëni pagesë edhe 6 milionë euro tjera, përveç atyre 11 milionëve që keni autorizim. Ne jemi të shqetësuar për veprimet që po behën dhe po paguhet për të papërgjegjshmit në veri”, deklaroi ai në mbledhjen e Komisionit për Ekonomi.
Lekaj ka shtuar tutje se është i mendimit që të mos bëhen pagesa për rrymën në veri pa vendim të ZRRE -së, duke thënë se po bëhet diskriminim për qytetarët që edhe u shkëputet rryma.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.