×
  • Lajme
  • Lajme / Reagim

    Lekaj: Populli foli, opozita fitoi zgjedhjet dhe ndëshkoi arrogancën e pushtetit

    Reporteri
    10 Shkurt 2025 | 21:30

    Kandidati për deputet, Pal Lekaj, ka reaguar pas rezultatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit. Duke komentuar rezultatet preliminare, Lekaj tha se “opozita fitoi zgjedhjet dhe ndëshkoi arrogancën e pushtetit.”

    Ai u është drejtuar me një thirrje komisionerëve e vëzhguesve.

    “Populli foli, opozita fitoi zgjedhjet dhe ndëshkoi arrogancën e pushtetit. Uroj që sa më shpejt të krijojmë institucionet e reja për të mirën e vendit. Kam një thirrje të veçantë për të gjithë numëruesit e procesit të numërimit, i cili duhet të fillojë sa më shpejt: kini kujdes për çdo votë të numëruar, sepse askush nuk ka të drejtë të dëmtojë vullnetin e qytetarit”, ka shkruar Lekaj.

    Përmes një postimi në Facebook, Lekaj falënderoi strukturat e AAK-së, vëzhguesit dhe komisionarët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!