Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka reaguar pasi në disa qytete e fshatra të Kosovës ka mungesë të energjisë elektrike.
Lekaj është shprehur se qeveria ka dështuar së përmbushuri premtimet për furnizim të qëndrueshëm me energji.
“Keni dështuar të përmbushni premtimet tuaja dhe tashmë keni bërë vendin hor në sytë e qytetarëve tuaj. Kur energjia është baza e çdo aktiviteti jetësor, kjo neglizhencë është një tregues i qartë i paaftësisë tuaj për të menaxhuar sektorin energjetik.”, ka shkruar Lekaj në Facebook:
Postim i plotë:
Qytetarët po përballen me mungesa të energjisë elektrike edhe në këto orë të vona, një situatë e papranueshme për një vend që pretendon të jetë duke bërë reforma në sektorin energjetik. Qeveri, ku mbeti premtimi juaj për furnizim të qëndrueshëm me energji? Pse qytetarët po përballen me ndërprerje në momentet më kritike?
Keni dështuar të përmbushni premtimet tuaja dhe tashmë keni bërë vendin hor në sytë e qytetarëve tuaj. Kur energjia është baza e çdo aktiviteti jetësor, kjo neglizhencë është një tregues i qartë i paaftësisë tuaj për të menaxhuar sektorin energjetik. Çfarë justifikimi do të keni këtë herë?
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.