Kandidati për deputet, Pal Lekaj, përmes një statusi në Facebook, ka treguar se sa vota ka fituar në zgjedhjet e fundit, duke i falenderuar të gjithë qytetarët për mbështetje.
“Unë në total kam marr 10 mijë e 351 vota, gjë që e konfirmonë se zyrtarisht do të jem deputet i legjistraturës së re në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar Lekaj.
Tutje ai shprehet falenderues për secilin duke iu dhënë mundësia që prap të jetë zëri i popullit dhe të shërbej në emër të tij.
“Të nderuar qytetarë,
Me shpalljen përfundimtare të rezultatit të zgjedhjeve, të mbajtura me 6 Tetor 2019, Unë në total kam marrë 10 mijë e 351 vota.
Këto vota më konfirmojnë se edhe zyrtarisht do të jem Deputet i legjislaturës së re në Kuvendin e Kosovës.
Më lejoni të shprehë falënderimin dhe mirënjohjen time të thellë për secilin nga Ju që edhe në këto zgjedhje më keni besuar dhe më keni dhënë përgjegjësi që t’iu shërbejë dhe të jem zëri i juaj”, shkruan Lekaj në Facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.