×
  • Lajme
  • Lajme

    Lëkundje të Tokës në rajonin e Gjilanit

    Reporteri
    07 Nëntor 2019 | 22:10

    Raportohet se një tërmet i dobët është ndjerë në orët e mbrëmjes nga banorët e Gjilanit.

    Tërmeti ka ndodhur rreth orës 21.30 minuta.

    Mësohet dhe konfirmohet se epiqendra e tërmetit ishte në Uglarë, kurse fuqia e tërmetit ishte me magnitudë prej 2.1 shkallësh të Rihterit.

    Lexues të meteoballkan kanë raportuar dhe konfirmuar gjithashtu dridhjet e tokes duke theksuar se ekziston një dozë shqetësimi dhe frike në mesin e banorëve, duke pasë parasysh lëkundjet e tokës që muajve të fundit kanë ndodhur në Shqipëri dhe vendet fqinje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!