Drejtori i Emergjencës, Baasri Lenjani ka folur para mediave për gjendjen e të lënduarve nga shpërthimi i bombolës së gazit në Ferizaj. Ai tha se në Klinikën Emergjente si pasojë e shpërthimit në Ferizaj kanë kërkuar ndihmë 15 persona. Ai ka thënë se në mesin e të lënduarve është edhe një vajzë 20 vjeçare e cila ka pësuar lëndime më serioze.
“ Në Klinikën Emergjente kemi gjithsej 15 të lënduar si pasojë e eksplodimit të bombolës. Për momentin janë tre në kujdesin intenziv, pas trajtimit të plagëve në qendrën opertaive dërgohen për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën e Mjekimit intebziv qendro. Ndërsa një vajzë e moshës 20 vjeçare si pasojë e djegies së kokës dhe qafës dhe për shkak të thyerjes së qafës së kokës së femurit dërgohet për trajtim në Klinikën e Ortopedisë. Ndërsa 10 të tjerë ende qëndrojnë në Klinikën Emergjente dhe janë duke u trajtuar nga kirurgët plastik”, tha Lenjani.
Deri më tani nga shpërthimi i bombolës në një restorant në Ferizaj janë lënduar 41 persona. /Reporteri.net