×
  • Lajme
  • Lajme

    Lëndohen dy punëtorë të KEK-ut, kjo është gjendja e tyre

    Reporteri
    14 Dhjetor 2020 | 22:40

    Dy punëtorë janë lënduar sot në zonën e Korporatës Energjetike të Kosovës.


    Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i këtij institucioni Skënder Bucolli., duke treguar se të dy janë jashtë rrezikut për jetë.

    Ai ka thënë se njëri nga punëtorët është i lënduar në kokë dhe do t’u nënshtrohet disa fotografimeve radiologjike.

    Kurse për punëtorin tjetër ka thënë se ka pësuar lëndime në njërin gju.

    Ndryshe lëndimet e punëtorëve të KEK-ut, nuk janë të rralla duke pasur parasysh punën e vështirë që bëjnë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!