Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në Gjakovë, raporton gazeta online Reporteri.net.
Kështu ka bërë të ditur për Reporteri.net, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili njoftoi se personat e lënduar tashmë janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot rreth ores 11:35 në rrugën “Gjergj Sokoli” në Gjakovë, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale, katër persona kanë pësuar lëndime (sipas personelit mjekësor lëndime të lehta trupore”, thuhet në përgjigjen e Elezaj për gazeta online Reporteri.net.
Po ashtu, Elezaj tha se Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke e trajtuar rastin tutje.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.