Disa minatorë të Trepçës në Stan Tërg janë lënduar janë lënduar nga acidi.
Kryesindikalisti, Ibrahim Jonuzi ka konfirmuar rastin për gazetën online Reporteri.net.
Ai ka thënë se numri i saktë i të lënduarve nuk dihet ende.
Ndërkohë, Bujar Jashari, ushtrues i detyrës së drejtorit të minierës ka thënë se janë së paku tetë të lënduar.
Ai tha për Kallxo.com, se të gjithë minatorët po marrin trajtim në spitalin e Mitrovicës.
Aksidenti me acidin ka ndodhur në horizontin e 11-të të minierës. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.