×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Lëndohet 13 vjeçari që drejtonte traktorin

    Reporteri
    24 Nëntor 2019 | 13:30

    Një 13 vjeçar është aksidentuar teksa ka tentuar të drejtojë një traktor në fshatin Brod, bën të ditur policia


    Rasti ka ndodhur pasditen e së shtunës në fshatin Brod të Shtërpcës, ku është raportuar për një vet-aksident me traktor të cili ka qenë duke e drejtuar një 13-vjeçar.

    Policia bën të ditur se derisa ka qenë në lëvizje traktori, i mituri është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime trupore, ndërsa traktori ka vazhduar duke lëvizur dhe ka goditur rrethojat e shkollës së fshatit.

    I mituri është duke marrë trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!