×
  • Lajme
  • Lajme

    Lëndohet në vendin e punës një punëtor i Trepçës

    Reporteri
    03 Gusht 2021 | 23:29

    Një inxhinier është lënduar, derisa ka qenë duke kryer punën e tij në minierën e Trepçës.


    Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi, i cili tha se i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

    “Po, është e vërtetë që është raportuar ai rast për të cilin ju u interesuat. Rreth orës 14:00, është njoftu stacioni i policisë që ka ndodhë një rast. Njësia e Hetimeve ka dalë në vendin e ngjarjes. Kur është raportu rasti, personi vetëm se është dërguar për trajtim mjekësor. Kur policia ka shkuar ka kontaktuar me dëshmitarët dhe stafin menaxhues të minierës dhe ata e kanë konfirmuar se ka rrëshqitur prej dy metrave lartësi”, tha Prekazi.

    Ndërkaq, kryetari i sindikatës së punëtorëve të Trepçës, Gani Osmani, tha për Sinjalin se inxhinieri (emër i njohur për redaksinë) ishte ngjitur në “metazh” (grumbull i zejes) dhe kishte rrëshqitur duke zbritur nga aty.

    Sipas tij, lëndime nuk është serioz, nuk ka thyerje, por vetëm ndrydhje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!