×
  • Lajme
  • Lajme

    Lëndohet rëndë një 3 vjeçar nga Prishtina, e zuri rrethoja e një objekti

    Reporteri
    24 Shkurt 2021 | 23:39

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në Prishtinë, ku një 3 vjeçar ka marrë lëndime të rënda si pasojë e rrëzimit të disa rrethojave, të cilat kanë rënë mbi trupin e tij.


    Mësohet se gjendja e tij është rënduar.

    Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës. Sipas Policisë ky rast ka ndodhur në ora 20: 40 të mbrëmjes së sontme  dhe se një 3 vjeçar është lënduar. Nga prokurori kujdestar është inicuar rasti “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

    “Me datë 24.02.2021, rreth orës 20:40 Policia në Prishtinë ka pranuar informatën se një fëmije i moshës rreth tre (3) vjecar është i lënduar. Njësitet policore menjëherë kanë ndërmarr veprimet e nevojshme për të sqaruar rrethanat e rastit. Janë bërë ekzaminime në vendin e ngjarjes, përderisa në konsultim me prokurorin kujdestar nën dyshimin e veprës penale iniciohet rasti “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” për procedura të mëtejme hetimore. Lidhur me gjendjen shëndetësoret fëmiut mund të ju adresoheni autoriteteve kompetente shëndetësore”, thanë nga policia e Kosovës për lajmi.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!