×
  • Lajme
  • Lajme

    Leonard Kërquki ishte me gazetarin Syla në momentin e sulmit: Valoni u sulmua për shkak të profesionit të tij

    Reporteri
    11 Prill 2023 | 23:59
    Leonard Kërquki dhe Valon Syla

    Gazetari dhe Prezantuesi i emisionit “Pressing”, Leonard Kërquki, ka njoftuar se Valon Syla është në gjendje të mirë.

    Sipas tij, sulmuesit e kanë përcjellur veturën e Sylës pasi që ka dalur nga televizioni T7, ku po merrte pjesë në një emision kushtuar gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Kërquki tha se Valon Syla u sulmua pikërisht për shkak të profesionit të tij si gazetar.

    “Valoni u sulmu per shkak te profesionit te tij, per faktin qe eshte gazetar dhe mbi te gjitha njeri i lire. Valon A. Syla per mua sot eshte simbol i fjales se lire, eshte simbol i njeriut te pakompromis, i pa-nenshtrueshem ndaj askujt, ndaj asnje grupi – sado i fuqishem qe mund te jete ai”, shkroi ndër të tjera në Facebook. /Reporteri.net/.

    Postimi i plotë:

    Policia del në vendin e ngjarjes ku është sulmuar Valon Syla

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!