Një kosovar gjatë mbrëmë gjatë ditës së djeshme kishte tentuar që me një furgon në të cilin kishte mallra të ndryshme, t’i fuste ato në Kosovë pa dokumentacion, shkruan Reporteri.net.
Policia njofton se i dyshuari ishte futur në Kosovë nga Serbia përmes rrugëve ilegale.
Njoftimi:
KALIM ILEGAL I KUFIRIT
Qirkoviq, Leposaviq / 09.03.2024 – 22:10. Njësia policore ka ndaluar një furgon që drejtohej nga i dyshuari kosovar në të cilin kishte të ngarkuara mallra të ndryshme (qeramika, radiatorë për nxemje, motosharrë, birra, disa bidonë me benzinë, etj) për të cilat nuk kishte dokumentacion. Gjatë legjitimimit është kuptuar se i dyshuari me furgon kishte hyrë në territorin e Republikës së Kosovës nga Serbia përmes rrugëve ilegale. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa malli i është dorëzuar doganës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.