×
  • Lajme
  • Lajme / Gjermani

    Lëshohet urdhërarrest për vëllain e Besar Nimanit

    Reporteri
    27 Shkurt 2025 | 14:09

    Gjykata e Qarkut në Bielefeld ka lëshuar urdhërarrest për vëllain e boksierit të ndjerë Besar Nimani, për tentim vrasje, raporton “Bild”.

    Në ditën e parë të gjyqit, Berat Nimani tha për mediumin gjerman BILD: “Një nga vrasësit e Besarit po ecën i lirë. Që nga vdekja e tij ne kemi jetuar në frikë të vazhdueshme.”

    Avokati i tij, Peter Wüller u deklarua: “Kam pasur disa kontakte me Nimanin menjëherë pas aktit tepër gjakftohtë në mes të ditës në Bielefeld. Ai më kërkoi ta përfaqësoja atë.”

    Ai ka thënë se klienti i tij do të dorëzohet në ditët në vijim.

    “E gjithë situata është shumë konfuze,” thotë avokati. “Pasi të kem marrë një pasqyrë të rastit dhe të flas me prokurorin publik, klienti im do të shkojë në polici dhe do të dorëzohet”. Kjo do të ndodhte në ditët në vijim, por ndoshta jo këtë javë.

    Katër persona janë plagosur pas një shkëmbimi zjarri pranë gjykatës së Bielefeldit në Gjermani, ku po zhvillohej procesi gjyqësor për vrasjen e boksierit kosovar, Besar Nimani.

    Të shtënat ndodhën të mërkurën rreth orës 13:30, menjëherë pas përfundimit të seancës gjyqësore kundër Huseyin Akkurt, i akuzuar për vrasjen e Nimanit në mars të vitit 2024.

    Dy nga të plagosurit janë identifikuar si familjarë të të pandehurit. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!