Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, e ka quajtur skandaloze letrën e ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, drejtuar Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Çitaku, në Facebook, ka shkruar se letra e kryediplomates kosovare është skandaloze në përmbajtje, formë dhe mesazhi të saj.
“Skandaloze letra e Ministres së Punëve të Jashtme. Skandaloze në përmbajtje, skandaloze në formë. Skandaloze në mesazhin që përçon tek aleatë”.
“Diplomacia nuk është lojë fëmijësh”, porosit ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA.
Ndryshe, sot Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka bërë të ditur i ka dërguar një letër Presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës në lidhje me çështjen e Kosovës, e cila përmban zotimin që Qeveria do të përgatisë një draft të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Në letër, Gërvalla në emër të Qeveris së Kosovës është zotuar se do ta dërgojë në Kushtetuese draftin e saj të Asociacionit në fund të muajt maj. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.