×
  • Lajme
  • Lajme / AAK

    Letra e Kurtit për Abdixhikun, Haradinaj: Duhej ta bënte menjëherë pas zgjedhjeve

    Reporteri
    05 Maj 2025 | 11:48

    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka komentuar letrën e Albin Kurtit drejtuar kreut të LDK-së, Lumir Abdixhikut për të cilën ai thotë se është dashur të bëhet menjëherë pas zgjedhjeve, shkruan Reporteri.net.

    Ai tha se ajo letër nuk e ndryshon gjendjen, por që sipas tij Kurti do të jepte shenjë se dëshiron të ecë përpara, duke ndryshuar kandidaturën, në një që mund ta votonte LDK-ja, PDK-ja ose ata vetë si parti.

    “Situata kjo që është. Nuk e besoj që ajo letër e ndryshon gjendjen. Kurti kish mujt me bo edhe veprime tjera. Në këtë rast nëse takohet me Abdixhikun me ra dakord për një kandidatur unifikuese ta kryejmë çështjen e Kuvendit. Praktika është që ai që fiton zgjedhjet bën konsulta me parti tjera, sikurse dihet ka edhe konsulta mes opozitës. Është dashtë me bo menjëherë pas zgjedhjeve. Është situatë e rëndë në Kosovë. Se tash po i harrojmë temat tjera”.

    “Si fillim Kurti do ta jepte një shenjë të mirë që nëse e ka ndërmend që të ecë përpara, duke gjetur një kandidat që LDK-ja mund ta votojë, PDK-ja ose ne”, tha Haradinaj para gazetarëve.

    Kurti i kërkon koalicion Abdixhikut: Mirë do të ishte të takohemi e të flasim si politikanë të pjekur

    Ndryshe, Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i ka dërguar sot letër kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ku i ka kërkuar koalicion.

    “Po ju drejtohem me këtë letër meqë nuk u takuam ende. Deputetët e LDK-së, së fundmi kanë deklaruar publikisht se për të ecur përpara në legjislaturën e nëntë, fillimisht me konstituimin e Kuvendit, nevojitet marrëveshje politike. Si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës, jam i interesuar dhe i vullnetshëm për marrëveshje politike”, thuhet në letrën e Kurtit.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!