×
  • Lajme
  • Lajme / E fundit

    Letra e Kurtit për koalicion, Abdixhiku: Qëndrimet e LDK-së tashmë i dini

    Reporteri
    05 Maj 2025 | 15:48

    Lidhur me letrën që i ka dërguar Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti për një koalicion me ta, kreu i LDK-së tha se tashmë qëndrimi i LDK-së dihet, shkruan Reporteri.net.

    Ai paralajmëroi se do të dalin me një qëndrim zyrtar.

    “Pritni, keni durim, do të jem transparent si çdo herë tjetër. Qëndrimet e LDK-së tashmë i dini”, tha shkurtimisht Abdixhiku para gazetarëve.

    Në një deklaratë të parë, menjëherë pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit, kur dhe u publikua letra që i kishte dërguar Kurti, Abdixhiku tha se situata duhet trajtuar pa arrogancë.

    Këto deklarata të tij, vijnë pasi Kurti i ka dërguar letër për koalicion të parit të LDK-së, duke thënë se votuesit e tyre do të preferonin një bashkëpunim me VV-në, si dhe ata të VV-së me LDK-në.

    Madje, Kurti në letër thotë se edhe kur kanë qenë bashkë në vitin 2020, në Kurti 1, nuk ka pasur probleme me Abdixhikun, por me disa të tjerë që tani më s’janë në pozita në këtë parti, siç ishin aso kohe.

    “Plus, në vitin 2020 ne bashkë kemi qenë kolegë në Kurti 1, kur unë nuk kam pasur probleme me juve, por me disa të tjerë që nuk kanë më pozita të larta e as ndikim të madh në LDK si asokohe”, thuhej mes tjerash në letrën e Kurtit.

    Kryetari i VV-së, i cili edhe javën e kaluar e ftoi Lumir Abdixhikun dhe Memli Krasniqin për takim, përjashtoi një koalicion të mundshëm me partinë e këtij të fundit.

    Ai tha se VV-ja s’është e interesuar për një koalicion me PDK-në.

    /Reporteri.net/

    Kurti i kërkon koalicion Abdixhikut: Mirë do të ishte të takohemi e të flasim si politikanë të pjekur

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!